
“Mitropol” raportoi mbrëmë pas mesnate ekskluzivisht për një gjuajtje me armë në qytetin e Skënderajt.
Nga kjo gjuajtje me armë, u plagos polici Mërgim Geci dhe polici tjetër Enver Smakiqi pësoi goditje në kokë, identitetin e të cilëve e zbuloi ekskluzivisht “Mitropol” mbrëmë.
Por, veç si polic tash, Smakiqi ka shërbyer në uniformë edhe gjatë luftës si ushtar i UÇK-së, ku dallohej me kontributin e tij.
Në gjuajtjen mbrëmë, si i dyshuar për përfshirje u intervistua sot nga Policia e Kosovës ish-gjenerali i UÇK-së dhe ish nënkryetar i Komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku, i cili mohoi të ketë sulmuar policët dhe se sipas tij policët i shkrepen armën njëri tjetrit.
Plagosja dyshohet se ndodhi për shkak të shqiptimit të një denimi për familjarët e Lushtakut./Mitropol/








