
Ejup Maqedonci është koloneli nga Kosova që ka refuzuar plotë 30 mijë euro dëmshpërblim nga shteti japonez, shkruan Mitropol.
Derisa po kryente ushtrimet në trajnime me ushtrinë japoneze, Maqedonci, rrëzohet nga një lartësi e madhe duke lënduar miniskusin e njërës këmbë.
Si rrjedhojë, nikoqirët nga Japonia i ofrojnë shërim në Japoni dhe 30 mijë euro dëmshpërblim.
Mirëpo, ani pse shifra e madhe e dëmshpërblimit për shumë kë mund të jetë e parefuzueshme, Maqedonci, e refuzoi dhe vazhdoi trajnimin e tij deri në fund.
Kujtojmë që një gjest i tillë u pa me admirim nga ushtarakët japonez. /Mitropol/








