Medi
KOSOVËLAJME

Ky është kosovari që dyshohet se u vra në një burg në Serbi

Një shqiptar me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në një burg në Serbi.

Raportohet se viktima është Artan Zymberaj nga Peja, i vdekur në burgun e Begoradit.

Active

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme të Norvegjisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë është në dijeni për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Shërbimi i Jashtëm norvegjez i ka njoftuar të afërmit dhe ka ofruar ndihmë konsullore. Autoritetet lokale janë përgjegjëse për kushtet e burgjeve në Serbi, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve. Çdo pyetje në lidhje me një hetim të mundshëm të rrethanave të vdekjes duhet t’u drejtohet autoriteteve serbe”.

Familjarët dyshojnë se vrasja ka ardhur sepse i ndjeri kishte tatuazh në trup figurën e Adem Jasharit, emblemën e UÇK-së si dhe Skëndërbeun.

Weelnes