Dukato 2
KOSOVËLAJME

Ky është kryetari më i ri në moshë që ka Kosova

Kadri Rahimaj, është kryetari më i ri për nga mosha i cili është zgjedhur nga qytetarët.

Ai e fitoi garën në komunën e Kamenicës përball Qëndron Kastratit nga Partia Socialdemokrate.

Active 1

Rahimaj ka lindur në gusht të vitit 1991, në fshatin Kopërnicë të Kamenicës.

Kadri Rahimaj, është 30 vjeçar.

Rahimaj aktivitetin politik në Lëvizjen Vetëvendosje e ka filluar në Pikën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Kopernicë, duke qenë për tetë vjet kryetar.

Si student ka qenë pjesë aktive e organizatës studentore Studim Kritik dhe Veprim duke tentuar gjithmonë rritjen e cilësisë në arsimin e lartë, ndërsa më vonë ka qenë edhe udhëheqës i shkollës politike në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë.

Dukato 1