Premium Store
KOSOVËLAJME

Ky është lokali në Gjakovë që i përzë minoritetet

Pas reagimit të Ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për largimin e qytetarëve të komunitetit RAE në një lokal në Gjakovë, ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu por edhe qytetarë të shumtë, shkruan Gazeta Insajderi.

Krasniq, përmes një shkrimi tha se kjo gjë është e turpshme dhe se lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë, sepse personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim.

Dukato 1

Gazeta Insajderi ka kuptuar se bëhet fjalë për lokalin “Happy” në Gjakovë.

Qytetarët e komunitetit RAE, kanë bërë thirrje që të bojkotohet ky lokal.

 

Premium Store