
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe disa pajisje ushtarake në një aksion në veri të Mitrovicës.
Lajmin për Mitropol e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, aksioni është zhvilluar në një shtëpi pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica veri mund të ketë substanca narkotike.
Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar
1 AK-47
2 Granata Dore M-75
2 Radiolidhje
2Antiplumba
Kapelë
Dorëza
Çanta Ushtarake
Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës
Harta
Rrip brezi
Sprej
Thikë
Shall kamufllazhi etj.
Elshani ka bërë të ditur se dy 2 persona të dyshimtë njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë has në shtëpi por tashmë janë shpallur si persona në kërkim
Një nga të dyshuarit e rastit është Aleksandar Jaksic, 32 vjeçar nga Mitrovica e Veriut, fotografinë e të cilit e ka siguruar “Mitropol”.