
Një tragjedi e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme, ku një autobus që po i dërgonte nxënësit nga Gjakova në Deçan është qëlluar me armë zjarri, ku la të vdekur tre persona.
Mësohet se viktima është shoferi i autobusit dhe dy nxënës të cilët në spital kanë arrit pa shenja jete, ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë nxënës.
Ndërkaq, sipas Sinjalit, njëri nga të plagosurit është Fliant Turkaj, 16-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetë.








