KOSOVËLAJME

Ky është personi arrestuar në Skenderaj që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dielën pasdite një person që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lidhur me një rast të mëhershëm. I dyshuari tashmë ndodhet në ndalim dhe brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren procedurat e tjera, raporton Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar se personi i arrestuar është Lutfi Hoxhaj, rreth 58-vjeçar.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Hoxhaj është kapur në fshatin Marinë të Skenderajt, ku një njësi policore e ndaloi dhe më pas i njëjti u prangos.

Pas verifikimit, ka rezultuar se ndaj tij ka urdhërarrest për shkak të një vepre që dyshohet se e ka kryer në vitin 2022.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në  mbajtje.”