Medi
02LAJME

Ky është personi i arrestuar në Vushtrri ditën e zgjedhjeve

Pesë persona janë ndaluar gjatë ditës së djeshme nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në dy raste të ndara, nën dyshimin për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”. Në mesin e tyre është edhe një burrë, i cili u prangos në fshatin Gracë të Vushtrrisë, mëngjesin e 9 shkurtit.

Medi

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari e ka fotografuar fletëvotimin e tij dhe përmes telefonit, ia ka dërguar foton djalit të tij, që ndodhet në Serbi.

TEB

Sinjali ka mësuar se personi i arrestuar është i nacionalitetit serb dhe bëhet fjalë për Rade Vukmirovic.

Vukmirovic është shoqëruar në stacion policor, ndërsa telefoni i është sekuestruar si provë materiale lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohen i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Koha