Premium Store
02KOSOVËLAJME

Ky është personi që dyshohet se e kanosi kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin

Sot u raportua për një rast të kërcënimit që është raportuar të premten nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Personi që dyshohet se e kanosi kryetarin tashmë ndodhet në ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Shemsi Syla.

Dukato 1

Siç mëson Sinjali, Idrizi është kërcënuar përmes telefonit nga Syla, për motive që akoma nuk dihen – por që dyshohet se lidhen me punën.

Përballë kësaj situate, Idrizi ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratë për kërcënimet ndaj tij.

Pas raportimit të incidentit, i dyshuari është identifikuar dhe është siguruar prezenca e tij, me ç’rast është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Kanosje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Dukato 1