Mëngjesin e sotëm në sheshin Skënderbeu në Mitrovicë një djalë 16 vjeçar është therrur me thikë nga një person tjetër poashtu i mitur, shkruan Mitropol.
16 vjeçari fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për tretman mjekësor, teksa më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka tënë për “Mitropol” se gjendja e 16 vjeçarit ështëstabile dhe se ai po trajtohet nga shërbimi mjekësor emergjent.
“Mitropol” kishte raportuar nga burimet e veta se 16 vjeçari i është nënshtruar edhe një operimi.
”Mitropol” poashtu raportoi ekskluzivisht sot gjatë ditës se bëhej fjalë për A.H, identitetin e plotë të të cilit e posedon gazeta mirëpo nuk po e publikon për arsye etike.
”Mitropol” mëson se inicalet e dorasit janë V.V.
Përndryshe i dyshuari për kryerjen e therrjes së 16 vjeçarit, është arrestuar nga Policia e Kosovës.