KOSOVËLAJME

Ky është personi që u plagos sonte në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është plagosur dy herë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se personi që u qëllua me armë zjarri është Veton Gashi – i njohur si ‘Canki’.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

‘Canki’ u plagos dy herë nga i dyshuari dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të Policisë, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.