02KOSOVËLAJME

Ky është polici i arrestuar gjatë aksionit në veri

Foto ilustrim

Prokuroria Speciale, Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë zhvilluar të shtunën një aksion në veri të vendit, që rezultoi me arrestimin e tetë zyrtarëve të Doganës dhe një pjesëtari të Policisë Kufitare, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Arrestimi i tyre erdhi pas kontrolle e që u kryen në 11 lokacione, ku u kapën zyrtarët e dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Sinjali ka mësuar se zyrtari policor që ra në prangat e IPK-së është Arben Aliu – i cili është dërguar në mbajtje, bashkë me zyrtarët e Doganës.

Prokuroria Speciale njotoi se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Marrja e ryshfetit’.

Sipas Prokurorisë Speciale, operacioni u krye pas një hetimi të gjatë.

Autoritetet bënë të ditur se gjatë bastisjeve janë sekuestruar prova materiale për të mbështetur procedurën hetimore, sikurse: 20 plomba zyrtare të Doganës, dhjetë telefonë dhe katër sim kartela, një pistoletë me leje me tre karikator dhe nëntë fishekë dhe 16 copë municion jozyrtar.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë aksion në Doganat e Kosovës për të luftuar veprat e tilla penale.

Në mars të vitit 2022, ishin arrestuar dhjetëra policë dhe doganierë nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aksioni atëhere ishte kryer në Gjakovë dhe Prizren dhe zyrtarët e arrestuar ishin dyshuar për pjesëmarrje në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

Ndryshe, në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – autoritetet viteve të fundit kanë mbyllur disa rrugë ilegale që janë përdorur për të kontrabanuar mallra nga Serbia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.