KOSOVËLAJME

Ky është serbi i vrarë në Banjskë, në depon e babait të së cilit u krye sot bastisja në veri

Njësia e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në veri, ku ka kryer bastisje në një lokacion në hyrje të Komunës së Zveçanit. Kontrollet janë kryer në një depo ku dyshohej për veprimtari të kundërligjshme.

Bastisja është kryer në depon e babait të njërit nga terroristët e vrarë gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për serbin e vrarë, Stefan Nedeljkoviq.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, i cili tha se aksioni po vazhdon.

“Nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bën Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe ne ndihmojmë. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni është ende në vazhdim”, ka thënë Elshani.