Market Florenti
02LAJME

Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin ku mbeti i vdekur i riu nga Mitrovica – ndalohet për 48 orë

Sot në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçilkete, ku si pasojë e lëndimeve motociklisti ka humbur jetën.

TEB

Sinjali mëson se Agron Prenkaj, është shoferi i veturës, i dyshuar për aksidentin ku mbeti i vdekur Qlirim Salihu, i riu nga Mitrovica.

TEB

“Mitropol” raportoi sot ekskluzivisht për identitetin e viktimës, i cili punonte si ‘delivery’ në një piceri të hapur rishtazi në Shipol të Mitrovicës.

Prankaj me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me aksidentin që ndodhi në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ka folur edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se vdekjen e shoferit të motorit e ka konfirmuar stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçikletë.

Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

Koha