Ky është shteti i parë që mbështetë futjen e Ukrainës në BE

Kryeministri Mateusz Morawiecki do të diskutojë anëtarësimin e Ukrainës në BE me përfaqësuesen e Komisionit Evropian.
Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki do të diskutojë mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të martën në Bruksel, tha një zëdhënës i qeverisë, raporton Reuters.
“Këtë pasdite në Bruksel, Kryeministri @MorawieckiM takohet me Presidentin e Komisionit Evropian @vonderleyen,” shkroi Piotr Muller në Twitter. “Tema do të jetë mbështetja sistematike për Ukrainën në kontekstin e anëtarësimit të saj në BE.”








