Premium Store
KOSOVËLAJME

Ky është vendi që duhet lajmëroni nëse lokalet refuzojnë t’ju shërbejnë me ujë

Fitore Pacolli, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar se ku duhen denoncuar lokalet që nuk shërbejnë ujë për klientët. Por që sipas saj, shërbimi i ujit nga ana e lokaleve nuk do të jetë problem, pasi siç thotë ajo, e kanë bërë edhe në të kaluarën.

“Në inspektorate komunale, në ministrinë e Shëndetësisë, pra kudo që informohen institucionet qendrore apo lokale, informata merret dhe kërkohet të merren masa ndaj lokalit, por prapë them që nuk e kanë problem të ofrojnë ujë, pasi kanë ofruar edhe më herët edhe s’besoj që nuk do ta bëjnë edhe tash”, ka thënë Pacolli në Edicioni Special.

Active 1

“Unë isha në disa kafiteri dhe nuk e kishin problem të më ofronin ujë”, shtoi ajo.

Pacolli tha se janë duke punuar në projekte për vendosjen e shatërvanëve nëpër qytetet e vendit.

Në secilën qendër të qytetit të vendosen fontana me ujë. është kërkesë e bashkimit evropian dhe qytetet në të gjitha vendet e BE detyrohet të vendosin fontana”, ka shtuar ajo.

eKiosk