KOSOVËLAJME

Ky është viktima që mbeti i vrarë në Prizren

Pak më parë është raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Prizren ku një person ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta nga një burrë rreth të 50-tave.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima është B.Morina.

Koha
Florenti Company
KL
Market Florenti

Lajmin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia.

Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.