Medi
02KOSOVËLAJME

Ky është vushtrriasi i arrestuar dje, kishte plagosur djalin e tij

Dje është arrestuar Driton Bekteshi nga Vushtrria i cili prej muajsh është në kërkim policor pasi kishte plagosur djalin e tij më 28 korrik të këtij viti në Stanoc.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës përmes një komunikate, ku ka thënë se D.B. është arrestuar nën dyshimin e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aurora Group

Policia arreston babain nga Mitrovica, dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë ndaj birit të tij

I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin./Mitropol/

Koha