Dukato 2
02LAJME

Ky është zyrtari i Komunës së Mitrovicës i cili u arrestua për marrje ryshfeti

Ndertesa e Komunes se Mitrovices. 10.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla

 

“Mitropol” gjatë ditës së sotme raportoi ekskluzivisht për arrestimin e një zyrtari të Komunës së Mitrovicës.

Active

Ai u arrestua gjersa ndodhej ulur në një nga kafiteritë në sheshin e qytetit.

Zyrtari i arrestuar identitetin e të cilit “Mitropol” e ka poseduar qysh në fillim me publikimin e lajmit ekskluziv për arrestimin e tij, është Bedri Sadiku.

Siç informoi më pas Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sadiku është arrestuar për marrje ryshfeti.

Ai dyshohet të ketë marrë ryshfet në shumën prej 200 eurove.

Premium Store