KOSOVËLAJME

Ky është zyrtari policor që dyshohet se vrau me kallash një person në dasmë – dorëzohet në Polici

Foto Ilustrim

Ferizaj është tronditur pasditen e sotme pasi një incident në fshatin Bibaj në një dasmë, ka përfunduar me tragjedi.

Roadside
Market Florenti

Një person ka mbetur i vrarë jashtë oborrit të një restoranti ku po mbahej një dasmë.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

Sinjali mëson se personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.

Ai dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura, teksa është dorëzuar në Polici pas krimit të rëndë.

Siç merr vesh Sinjali, ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur krimi.

I dyshuari tashmë është dorëzuar në stacion policor.