Medi
FUNLAJMESHNETA

Ky shtet ofron 50 euro për secilin person që arrin ta bind shokun/shoqen e tij të vaksinohet

Po përdoren lloj-lloj mënyrash për të bindur të tjerët të bëjnë va ksinën. Disa madje janë metoda shumë joshëse.

Zvicra do të ofrojë kupon me vlerë të 50 frangave për personat që i bindin të tje rët për t’u va ksi nuar kundër Co vid-19, tha të premten qeveria zvicerane, si pjesë e përpje kjeve për ta rritur nivelin e ulët të va ksinimit në vend.

London

Secili person që va ksinohet do të pyetet të përmend dikë që e ka bindur që ta marrë vaksinën dhe ky i fundit do të shpërblehet me një kupon në vlerën e 50 frangave, shkruan Reuters.

“Secili mund të ndihmojë për të bindur një mik, fqinj, koleg pune ose familjar për përfitimet që i sjell va ksinimi. Ky bashkëpunim i popullsisë duhet të shpërblehet”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndonëse numri i rasteve me Co vid-19 në Zvicër ka rënë, qeveria ka thënë se gjendja në repartet e kujdesit intensiv mbetet e vështirë.

Zvicra është një ndër shtetet me shkallën më të ulët të va ksinimit në Evropën Perëndimore. Vetëm 58 për qind e popullsisë prej 8.7 milionësh është va ksinuar me të dyja dozat.

Koha