Medi
KOSOVËLAJME

Lajçak arrin në selinë e PDK-së, nis takimin me kryetarin Krasniqi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, do të takohet sot edhe me kryetarët e partive politike në Kosovë.

Pak minuta më parë ai ka arritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, për t’u takuar me kreun e partisë, Memli Krasniqi.

Premium Store

image 63
Lajçak në orën 11:45 do të takohet me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa do të jetë në LDK në orën 14:45.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të enjten gjatë vizitës në Kosovë takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar ankesin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Lajçak takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa në një deklaratë para gazetarëve theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Active