Dukato 2
KOSOVËLAJME

Lajçak “pret” të zgjidhet çështja e mandatit të kryetarëve në komunat veriore

Takimi në mes të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve serbë të shoqërisë civile ka përfunduar.

Emisari i BE-së pas këtij takimi tha se u njoftua me problemet me të cilat përballen qytetarët në këtë pjesë.

Active 1

Ndërsa, tha se pret zgjidhje edhe sa i përket çështjes së mandatit të kryetarëve në katër komunat veriore.

Pas orës 14:00, Lajçak pritet të takohet edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Pak para këtij takimi, Lajçak ka zhvilluar takim me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën.

Ai ka thënë se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog.

“Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet të merret në dialog. Gjithçka është në dorën e dy palëve. Unë dua që hapja e Urës të jetë kontribut për stabilitet të madh e jo për destabilitet të madh”, ka thënë ai, teksa ka përsëritur që dialogu duhet të përdoret si platformë për marrëveshje.

Weelnes