
Gjatë ditës emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet edhe më kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, shkruan “Mitropol”.
Takimi mes tyre do të zhvillohet në orën 11:00 në ndërtesën e Komunës. Këtë e kanë konfirmuar vet zyrtarët komunal.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar edhe pas takimit që e ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, i cili ka zgjatur gati dy orë.
Vizita e Lajçakut synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano, gjersa nesër do vizitojë edhe Beogradin./Mitropol/








