Aurora Group
02LAJME

LAJM I FUNDIT: Të rinjtë që u rrahën më parë në “Gorimahallë”, dyshohet se si u liruan nga Policia, u rrahën prapë me njëri tjetrin

Orë më parë në lagjen e njohur si “Gorimahall” u raportua se u rrahën dy të rinj, të cilët Policia e Kosovës i shoqëroi në stacionin policor, raporton Mitropol.

Me tu liruar nga stacioni i Policisë, dyshohet se dy të rinjët janë takuar prapë me njëri tjetrin dhe kanë pasur konflikt.

Medi

Policia e Kosovës thekson se dyshon që rasti ka ndodhur mes dy të rinjëve të cilët u raportua se u rrahën më herët.

“Po dyshojmë që ata dytë janë rreh prapë, po hala janë veq dyshime tona, te shohim se çka po ndodhë në vazhdim, jemi në kërkim të personave të dyshuar”, tha një zyrtar policor për Mitropol.

Mitropol do të vazhdoj të ju mbajë të informuar për rastin në fjalë. /Mitropol/

Premium Store