Lajm i hidhur: Ky është Shemsedin Raça, 81 vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Mitrovicë

Pak më parë u raportua për një vdekje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.
Veriu mëson se viktima është Shemsedin Raça, 81 vjeçar i cili jetonte në Gjermani por kishte ardhur për pushime në Kosovë.
Dyshohet se viktima vdekjen e gjeti nga një bombolë gazi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe mjekësia ligjore gjersa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.






