Lajm i hidhur: Vdes piktori i mirënjohur mitrovicas dhe ish-drejtori i Galerisë së Arteve, Shefqet Abrazhda

Sot ka mbyllur sytë për herë të fundit piktori dhe ish-drejtori mitrovicas i Galerisë së Arteve, Shefqet Abrazhda.
Abrazhda ka qenë poliglot dhe piktor i shquar, shkruan ‘Mitropol’.
Ngushllime për vdekjen e piktorit ka shprehur miku i tij, piktori Tafil Peci, ish drejtor i Kulturës në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Iku Shefqeti.
Njëri i mrë. Me kulturë dhe humanist. Poliglot dhe piktor i madh.
Komuniteti artistik i Mitrovicës, humbi mjeshtrin e madh të peisazhit. Ish drejtorin e galerisë dhe kolegun e dashur.
Shkoi shpejt.
Kishte shumë për të realizuar…
Do të na mungoj shumë.








