Medi
KOSOVËLAJME

Lajm i keq prodhuesit e kriptove: Ministria e Ekonomisë merr vendim ta ndalojë prodhimin e tyre në Kosovë

Ministria e Ekonomisë ditën e fundit të vitit 2021 ka nënshkruar një sërë vendimesh, shkruan Mitropol.

Nga ministria thonë se duke u bazuar në rekomandimet e Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, ministrja Artane Rizvanolli ka marrë vendim për masa emergjente për t’u përballur me krizën e energjisë.

Premium Store

Këto masa përfshijnë ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë teritorin e Republikës së Kosovës, ku të gjitha insititucionet relevante obligohen të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave dhe të ndalojnë aktivitetin në fjalë./Mitropol/

Koha