02LAJME

Lajm i mirë: I mituri nga Mitrovica që u therr në shesh një javë më parë, lirohet nga QKUK

Një javë më parë në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë u therr me thikë një i mitur, shkruan Mitropol.

Roadside
Market Florenti

I mituri A.H u therr me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, i cili menjëherë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Koha
Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti

I riu që u therr, mori plagë në bark dhe në gjymtyrë. Ai fillimisht mori trajtim në spitalin rajonal të Mitrovicës, teksa më pas është dërguar për trajtim në QKUK, ku edhe i është nënshtruar një operimi.

“Mitropol” mëson nga burimet e veta brenda QKUK-së se pas nënshtrimit të operacionit dhe një jave trajtimi në QKUK, i mituri A.H sot është liruar nga spitali.