Premium Store
02KULT'ARTLAJME

Lajm i mirë: Ish-hotel Jadrani në Mitrovicë futet në listën e aseteve në mbrojtje të përhershme

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është zhbllokuar përfundimisht procesi i mbrojtjes së përhershme ligjore të trashëgimisë kulturore, shkruan “Mitropol”.

“Pas vlerësimit dhe rekomandimit pozitiv nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, pas një stagnimi disa vjeçar i shtohen Hamami i Madh në Prishtinë, varrezat Hebraike në Prishtinë, shkolla e Muzikës (ish Saraji i Mustafë Pashës) në Gjilan, Atik Xhamia në Gjilan, dhe ish-hoteli Jadran në Mitrovicë.”, ka njoftuar Çeku.

Active 1

Ai ka treguar se gjatë javëve dhe muajve në vijim pritet të miratohen propozime të tjera për shpallje asetesh në mbrojtje të përhershme nga kategori të ndryshme të trashëgimisë kulturore.

Postimi i plotë:

Koha