Medi
02LAJME

Lajm i mirë: Komuna e Mitrovicës dyfishon ekipet mjekësore për shërbim shtëpiak

 

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga tani Shërbimi i Kujdesit Mjekësor Shtëpiak do të jetë edhe më i qasshëm për qytetarët. Drejtoria Komunale për Shëndetësi ka bërë të ditur se numri i ekipeve mjekësore është dyfishuar, duke kaluar në katër ekipe (një mjek dhe dy infermierë për secilin ekip).

Active 1

Shërbimi do të ofrohet 7 ditë në javë, nga ora 07:00 deri në 20:00, duke mbuluar si qytetin ashtu edhe fshatrat. Një ekip do të jetë i vendosur në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Bajgorë për të mbuluar zonën e Shalës së Bajgorës, ndërsa tre ekipet tjera do të ofrojnë shërbime në qytet dhe në fshatrat e tjera të Mitrovicës.

Ky shërbim është i dedikuar kryesisht për qytetarët që për shkak të moshës apo gjendjes shëndetësore nuk mund të shkojnë vetë në qendrat shëndetësore.

Për të përfituar nga ky shërbim, qytetarët duhet të kontaktojnë në numrat:
📞 Tel: 045 822 824
📱 Viber: +383 45 822 824
📱 WhatsApp: +383 45 822 824

Active