Medi
02LAJME

Lajm i mirë: Komunës së Mitrovicës Jugore po i shtohet një çerdhe e re

 

Pas përfundimit të çerdhes në fshatin Shipol, Komuna e Mitrovicës ka filluar procedurat për ndërtimin e një çerdheje të re në fshatin Vaganicë tek “Ura e Gjakut”, raporton Mitropol.

Active

Ky projekt ka vlerën prej 400 mijë euro, dhe ka për synim që të rrisë dukshëm kapacitetet për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve mitrovicas.

Komuna e Mitrovicës ka arritur që të ngrisë numrin e çerdheve publike në vend, dhe ka treguar përkushtim në mirëqeninen dhe edukimin e hershëm të fëmijëve.

Ndërkaq, kujtojmë se vite më parë është nisur edhe ndërtimi i një çerdheje tjetër në lagjen “Tavnik” nga Ministria e Arsimit, mirëpo ka më shumë se një vit që ka mbetur e papërfunduar për shkak të ndërprerjes së punimeve.

Koha