Lajm i mirë: Nesër përurohet seria e librave që përmbledh rrëfimet e 100 minatorëve të Trepçës

Nesër në Mitrovicë do bëhet promovimi i librit “Kujtesa e Trepçës – 100 rrëfime të ish punëtorve të Trepçës”, shkruan “Mitropol”.
Kujtesa e Trepçës (seri e 10 librave) është një dokumentim i jashtëzakonshëm i historisë dhe jetës sociale e kulturore të përjetuara nga ish punëtorët e Trepçës, e shpalosur nëpërmjet rrëfimeve të tyre.
Promovimi i librit do të bëhet në hapësirat e Universitetit Isa Boletini Mitrovicë, më 3 Maj 2023 (e Mërkurë) ora 11:00.
Të pranishëm do të jenë protagonistët e rrëfimeve/ ish-minatorë e punëtorë të kombinatit Trepça, pjesëmarrës nga institucionet relevante, hulumtuesit shkencorë që kontribuan në mbledhjen e rrëfimeve, historianë, artistë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm për komunitetin mitrovicas.
Realizimi i këtij projekti u arrit falë bashkëpunimit me Departamentin e Antropoligjisë -UP, si dhe mbështetjes së Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, në kuadër të projektit” Vizionimi i hapësirave industriale të Kosovës” implementuar nga 7 Arte.








