Dukato 2
02LAJME

Lajm i mirë: OMNISPORT po renovohet, Komuna e Mitrovicës hap tenderin për sallën e sporteve dhe pishinën që ishin dëmtuar nga vërshimet

 

Komuna e Mitrovicës ka hapur tenderin për rregullimin e sallës s sportit dhe pishinës në qendrën multifunksionale Omnisport.

Active

Ky tender është i hapur dhe përfshinë dy llote në dy pjesë.
Këto dy objekte ishin dëmtuar nga vërshimet që ndodhen afër dy vite më parë.

Dëmet që u shkaktuan ishin të mëdha duke i vendosur jashtë funksioni këto dy hapësira që ishin shndërruar në vendtakimin e të rinjëve, sportistëve dhe qytetarëve mitrovicas.

Shuma e pergjithsme që planifikohet të investohet në këtë qendër është 500 mijë euro ndërsa shpresohet që procedurat e tenderimit në prokurim të përfundojnë sa më shpejtë dhe të fillohet puna.

Active