Premium Store
02LAJME

Lajm i mirë për Mitrovicën: Fillon realizimi i projektit të madh – rruga “Cenë Stantërgu” do të lidhë Zhabarin me Liqenin Akumulues

Komuna e Mitrovicës ka përfunduar procedurat e prokurimit dhe është zgjedhur kompania për ndërtimin e rrugës “Cenë Stantërgu”, një projekt kapital me vlerë prej 1 milion e 130 mijë euro.

Ky investim pritet të sjellë përfitime të mëdha për banorët e zonës dhe për zhvillimin e infrastrukturës së qytetit.

Aurora Group

Projekti realizohet me mbështetjen MAPL-së dhe do të mundësojë lidhjen e Zhabarit me Mitrovicën përgjatë lumit Ibër, duke e shtrirë rrugën deri te Liqeni Akumulues.

Përveç përmirësimit të infrastrukturës rrugore, ky projekt do të krijojë edhe hapësira të reja rekreative, duke ofruar më shumë mundësi për çlodhje, aktivitete në natyrë dhe qasje të lehtë për banorët e dy vendbanimeve të frekuentuara.

Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë kërkesë shumëvjeçare e banorëve, ndërsa tani, me perfundimin e tenderit, projekti po hyn në fazën e tij të realizimit.

Active 1