Premium Store
02LAJME

Lajm i mirë për Mitrovicën: Tetë mjekë të rinj nisin punën në shëndetësinë primare – të gjithë të diplomuarit në mjekësi u punësuan

 

Një lajm i gëzueshëm për qytetarët e Mitrovicës vjen nga fusha e shëndetësisë — tetë mjekë të rinj kanë filluar punën e tyre në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në qendrat tjera të Kujdesit Parësor Shëndetësor të qytetit, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet e sistemit shëndetësor lokal.

Active

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ua dorëzoi kontratat e punës mjekëve të rinj gjatë ceremonisë së mbajtur të premten, duke iu uruar shëndet, punë të mbarë dhe shumë suksese në këtë profesion fisnik.

Me këtë valë të re punësimesh, numri i mjekëve të rinj të angazhuar gjatë qeverisjes katërvjeçare arrin në 32, duke përmbushur objektivin e Komunës për të krijuar mundësi punësimi për të gjithë mjekët e diplomuar të Mitrovicës.

Kryetari Hamza ka theksuar se punësimi i mjekëve të rinj do të mbetet një nga prioritetet kryesore të politikave komunale në shëndetësi, në funksion të përmirësimit të kujdesit për qytetarët.

Premium Store