Premium Store
02LAJME

Lajm i mirë për Shalën e Bajgorës: Së shpejti fillon rregullimi i rrugëve në Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi

Komuna e Mitrovicës ka hyrë në fazën finale të tenderimit për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi – një projekt i shumëpritur nga banorët e Shalës së Bajgorës.

Investimi, me vlerë prej 3,290,666.00 euro, do të realizohet me mbështetjen MMPHI. Ky projekt synon përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës rrugore në këtë rajon malor, duke lehtësuar qarkullimin e banorëve dhe qasjen në shërbime publike, tregje dhe qendra urbane.

Premium Store

Përveç ndikimit funksional, investimi pritet t’i japë zonës edhe një dimension zhvillimor dhe estetik, duke rritur atraktivitetin e fshatrave të Shalës së Bajgorës dhe duke hapur mundësi të reja për zhvillim turistik dhe ekonomik.

Banorët e këtyre fshatrave kanë kërkuar ndër vite përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa me hapjen e këtij tenderi, projekti ka hyrë në fazën konkrete të realizimit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale dhe drejt barazimit të mundësive për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës.

Weelnes