Medi
02LAJME

LAJM I MIRË: Qeveria ndan 500 mijë euro për renovimin e objektit të Gjykatës në Mitrovicën e Jugut

Pas miratimit të buxhetit për vitin 2022, Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për renovimin e objektit të Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Jugut.

Kjo ndarje buxhetore është bërë në kuadër të projekteve kapitale për nivelin qendror të Kosovës, raporton Kallxo.

Aurora Group

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti ka për qëllim riorientimin e ekonomisë drejt eksportit.

Ndryshe, objekti që gjendet në Mitrovicën Jugore ku funksionon një pjesë e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, përkatësisht Departamenti Civil, ai për Kundërvajtje dhe për të Mitur është në gjendje të mjerueshme.

Koha