Medi
02LAJME

Lajm i mirë: Torcida tani mund t’a shfaqë transparentin në ndeshjet e Trepçës

Bordi i FBK-së sot ka dalur me vendim të ri lidhur me tifozëritë e basketbollit, shkruan “Mitropol”.

Ata kanë vendosur që pikën e mëparshme lidhur me ndalimin e pjesëmarrjes së tifozëve me çfarëdo shenje dalluese ta largojnë.

Weelnes

Tani tifozët e Trepçës janë të lirë që në mënyrë të organizuar të jenë pjesë e ndeshjeve të klubit.

Vendimi i Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), më 28.02.2023, ka marrë vendim që nga ‘Vendimet e Bordit të FBK-së të datës 15.12.2022’ të largohet pika në vijim:

‘Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër;’

Kjo si rrjedhojë e njoftimit/rekomandimit nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (Këshilli për Sport), ku u potencua se, duke marr parasysh që prej periudhës kur FBK ka marrë vendime në lidhje me tifozëritë (15.12.2022) nuk ka pasur probleme të mëdha, kjo pikë mund të shfuqizohet.

Prandaj, deri në vendim tjetër, lejohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit të organizuara nga FBK.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Federata e Basketbollit e Kosovës

#FBK #fbkkosova #Vendimi #Bordi

Koha