Medi
KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: 47-vjeçarja në Obiliq dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Raskovë të Obiliqit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

TEB

Rasti është raportuar më 18 prill 2025, rreth orës 13:00, kur nga QKMF-Obiliq është dhënë njoftimi për një person të vdekur në një shtëpi në rrugën “Dukati” në fshatin Raskovë.

TEB

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vend, ndërsa Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar tre familjarë të ngushtë të viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e IML-së, të cilët me urdhër të Prokurorit të rastit e kanë marrë trupin e pajetë për ta dërguar në obduksion.

Lidhur me rastin, është iniciuar procedura “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.

TEBTEB