Medi
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë trafiku në Shupkovc, tre të lënduar, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë pranë IP Petrol në Shupkovc të Mitrovicës, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, njofton “Mitropol”.

Në aksidentin në fjalë sipas dëshmitarëve tre persona kanë pësuar lëndime, dy nga të cilët femra dhe një mashkull.

Active

Siç bëjnë të ditur dëshmitarët, një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe është bartur nga auto-ambulanca pa vetëdije. Në vendin e ngjarjes pati dy auto-ambulanca që bartnin të lënduarit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe njësite nga Policia e Kosovës të cilët kanë rrethuar vendin e ngjarjes./Mitropol/

Premium Store