LAJMI I FUNDIT: Arrestohet i dyshuari për therjen e një personi sot në sheshin e Prishtinës

Një person u therr me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë gjatë ditës sot.
Mitropol mëson se Policia ka arrestuar personin e dyshuar për këtë rast i cili ndodhej në arrati që nga ora 16:00.
“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, u shprehën nga Policia e Kosovës pas rastit.
Ndryshe, personi që u therr ishte veç 17 vjeç./Mitropol/







