Market Florenti
LAJME

LAJMI I FUNDIT: Atentat karshi presidentit Erdogan, u minua një veturë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë ditës së sotme në çastet e fundit i ka shpëtuar vdekjes, raportojnë mediat turke, përcjellë Mitropol.

Presidenti Erdogan, sot po merrte pjesë në një tubim në qytetin Siirt në juglindje të Turqisë, kur veturës së një polici që ishte i angazhuar në organizimin e tubimit të presidentit Erdogan, iu vendos një mjet shpërthyes.

Premium Store

Mjeti shpërthyes u vërejt në çastet e fundit nga zyrtari policor i cili njoftoi menjëherë mbrojtjen e afërt të presidentit Erdogan, me ç’rast edhe mjeti u deaktivizua nga ekipet antibombë.

Policit të cilit iu vendos bomba në veturën e tij ishte i angazhuar në sigurimin e tubimit. /Mitropol/

Weelnes