
Një rast i rëndë ka ndodh në Prizren, raporton Sinjali. Merret vesh se babai e ka vrarë të bijën e tij.
Një shtetas turk dyshohet se ka kryer një vrasje të rëndë brenda familjes, duke privuar nga jeta vajzën e tij, dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima është vajza e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, i dyshuari ka pësuar lëndime, pasi ka tentuar të vetëlëndohet pas aktit tragjik
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.








