Premium Store
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Banorët e Lisicës bllokojnë rrugën si protestë karshi serbëve që po ngushtojnë Sitnicën duke hedhur dhé

Banorët e fshatit Lisicë kanë bllokuar rrugën kryesore në shenjë proteste karshi serbëve të cilët nuk ‘ndiejnë’ për shtet, njofton “Mitropol”.

Bllokimi i rrugës vie pasi serbët tash e një kohë të gjatë po gërryejnë tokën për ndërtimin e stadiumit të cilin po ua ndërton qeveria e Serbisë dhe dheun e gërryer po e hedhin në lumin Sitnicë duke e ngushtuar lumin dhe duke shkaktuar përmbytje.

Aurora Group

Në vërshimet e fundit, ngushtimi i Sitnicës kishte shkaktuar përmbytje të Lisicës si asnjëherë më parë, duke rrezikuar që banorëve shqiptarë të Lisicës t’u futej uji në shtëpi.

Në lidhje me këto veprime të serbëve banorët kanë thënë për “Mitropol” se kanë lajmëruar Policinëe Kosovës duke kërkuar ndërhyrjen e tyre, por se sipas tyre, të njejtit nuk janë përgjigjur në kërkesën e banorëve, andaj banorët kanë vendosur ta bllokojnë rrugën kryesore.

Pas daljes në rrugë, Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes për ta përcjellur protestën e banorëve.

“Mitropol” ka raportuar vazhdimisht në lidhje me këtë shqetësim të banorëve të Lisicës, kërkesa e të cilëve nuk u morën parasyshë as nga Qeveria e Kosovës.

Active 1