
Bashkimi Evropian ka hequr disa nga masat ndaj Kosovës, konkretisht ato që lidhen me programimin e fondeve të BE-së.
Sipas burimeve, Komisioni Evropian ka vendosur t’i heqë masat për një paketë prioritare kontratash në vlerë rreth 35 milionë euro.
Lidhur me këtë ka njoftuar edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi.
“Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro”, ka shkruar ai në Facebook.
Paketa përfshin projekte në energji, mjedis, arsim dhe menaxhim të mbetjeve./EO








