
Një detonim i fuqishëm ka ndodhur sonte rreth orës 02:10 pas mesnatës në fshatin Uglarë të Zubin Potokut në veri të vendit, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.
Detonimi i fuqishëm është shoqëruar edhe me një erë të theksuar djegieje, e cila nuk dihet ende se prej nga po buron, bëjnë të ditur burimet e “Mitropol” nga vendi i ngjarjes.
Detonimi ka pasur fuqi të madhe dhe ka bërë që disa nga banorët lokalë të dalin jashtë nga shtëpitë e tyre.
Kujtojmë se javë më parë një shpërthim nga i cili mbetën të dëmtuara dy makina ndodhi edhe tek parkingu pranë urës në liqenin e Ujmanit.
Ndërkohë, zv. drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për “Mitropol” se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një shtëpie dhe se Policia po merret me rastin./Mitropol/