Medi
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Digjet një shtëpi në Koshtovë të Mitrovicës, dyshohet se shkaktare ishte rrufeja (VIDEO)

Foto ilustrim

Një shtëpi në lagjen Brahimi në fshatin Koshtovë të Mitrovicës është kapluar e tëra nga flakët, mëson “Mitropol”.

Arsye për këtë dyshohet të ketë qenë rrufeja që u shkaktua nga vetëtimat e shumta në qiellin e Mitrovicës, me ç’rast bëri që të ndalej rryma.

Premium Store

Zjarrëfikësit siç mëson “Mitropol” kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe tashmë zjarri është fikur.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Fshati ende nuk ka furnizim me energji elektrike.

VIDEO KËTU

Premium Store