LAJMI I FUNDIT: Dorëzohet kallëzim penal ndaj kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, nuk ekzekutoi pagën e një të punësuari (Dokument)
Një person i punësuar nga komuna e Mitrovicës Veriore, sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës ndaj kryetarit të komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, pasi ky i fundit nuk mori pagën e muajit korrik ani pse ai pretendon se ka kontratë pune nga ky institucion, raporton Veriuinfo.
Veriu.info ka siguruar kallëzimin penal ku i punësuari deklaron se kryetari Erden Atiq me vetëdije nuk e ka zbatuar ligjin për pagat në sektorin publik, ligjin e punës dhe kontratën për punësim, i cili pa asnjë paralajmërim nuk ka ekzektuar apo ka pezulluar pagën e të punëuarit për muajin korrik.
Në kallëzim thuhet se i punësuari është dëmtuar dhe ky vendim ka rrezikuar ekzistencë financiare të tij.
Personi në fjalë pretendon se kryetari Atiq ka kryer vepër penale me këtë vendim.
Personi i dëmtuar nga ky vendim ka kërkuar nga Prokuroria që ta ndjek penalisht kryetarin Atiq, dhe ka deklaruar se është i gatshëm të paraqitet edhe si dëshmitar në procedurën penale.
Dokumentin e gjeni më poshtë: